Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga trup i pajetë në Durrës, ç’thotë policia


Dalin detaje të reja në lidhje me trupin e pajetë të gjetur 6 milje larg bregdetit të Durrësit. Policia njofton se në orët e para të mëngjesit, trupi i pajetë ka ngecur në rrjetat e ngritura nga peshkatarët për të zënë peshq.

Mirëpo ndryshe nga sa është raportuar në mëngjes, trupi nuk ka qenë as i lidhur dhe as i mbështjellë. Po ashtu sipas ekspertizës së jashtme, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Trupi ishte dekompozuar për shkak të lagështirës.

 “Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull. Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër. Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *