Vendosni fjalën kyçe....

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë


Partizani është shpallur kampion i Superkupës së Shqipërisë pasi e fitoi atë përballë Kukësit në një sfidë të luajtur në Elbasan Arena.

Takimi përfundoi me rezultatin 2-2 dhe do të duheshin minutat shtesë ër të vendosur se kush do ngrinte kupën.

Takimi nisi menjëherë me një goditje të Asanit, por e cila u ndal nga Avdyli. Më pas, vetëm në minutën e gjashtë, ishte Esat Mala, që shtangu portierin e Kukësit, dhe arriti ta mposhtte, duke kaluar të tijtë në avantazh.

Më pas, Kukësi provoi të reagonte, dhe ishte Limaj ai që bëri diçka të tillë me një goditje nga jashtë zone. Ekipi i Duros insistoi sërish, dhe vetëm në 39-të, pas një pasimi të zgjuar të Rrocës, Musta doli vetëm me Hoxhën, dhe barazoi shifrat duke e shmangur dhe atë.

Partizani pati rast për të shënuar sërish me Malën, por këtë herë ishte Avdyli që e ndali. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërkohë që e dyta nisi me plot 12 minuta vonesë, pas një problemi teknik të arbitrave.

Golin e përmbysjes për Kukësin erdhi sërish nga Emiliano Musta, i cili në minutën e 56-të, shënoi direkt nga goditja e dënimit, duke shtangur Alban Hoxhën.

Në minutën e 88-të, pas një harkimi të Trashit, Braun kërceu dhe me kokë herën e parë, dhe me këmbë herën e dytë, ia doli të mposhtë Avdylin duke barazuar shifrat, e duke çuar takimin në kohë shtesë.

Më pas, 30 minutat e shtesës folën tërësisht për “demat e kuq”. Që në minutën e 94-t, ishte Braun që shënoi me një të majtë të fuqishme nga hyrja e zonës, duke përmbysur shifrat sërish në favor të Partizanit. Në të 99-tën, pas një pasimi nga ana e Çinarit, Braun shënoi sërish nga brenda zone, duke çuar shifrat në 4-2.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *