Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj e konfirmon: AAK koalicion me PSD-në e Ahmetit


Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar pro koalicionit parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i AAK-së pas këtij takimi, Ramush Haradinaj. “Ka dominuar tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votuar me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha ai.

Përmes një komunikate për mediat nga AAK, thuhet gjithashtu se i është dhënë mandati kryetarit Ramush Haradinaj që ta zgjerojë koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.
“Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së”, thuhet në komunikatën e AAK-së

Ndërkohë anëtarët e PSD-së nuk janë deklaruar pas takimit të tyre. Mësohet se është vendosur që AAK dhe PSD do të garojnë në listë të përbashkët zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *