Një makinë ka humbur kontrollin dhe më pas ka përfunduar në një lokal buzë rruge duke plagosur 5 persona.
Aksidenti ka ndodhur në Cërrik në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”.
Drejtuesi i mjetit, një 38-vjeçar me iniciale J.Ç u largua nga vendngjarja por më pas u ndaluar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, Cërrik, drejtuesi i mjetit J.Ç., 38 vjeç, nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.
Për pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.
Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia e Elbasanit u apelon gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor!