Dy turistet e raportuara të humbura në Alpet Shqiptare janë gjetur.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic, shkruan Express.
Dy femrat, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura dje pasi që nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një kohë.
Ato kishin hyrë në Mal të Zi nga Vermoshi ndërsa makina e tyre ishte gjetur në Plavë.
Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin në kërkim të dy femrave në Alpet Shqiptare.