Vendosni fjalën kyçe....

U përfshi në ngjarjen e dhunshme, Galdon biznesmen i fuqishëm në Spanjë (Profil)


Një familje spanjolle e cila ndodhej për pushime në Shqipëri u bë protagoniste e ngjarjes ku pronari i lokalit në bregdetin jugor shqiptar tentoi të ushtronte dhunë madje dhe qëndroi për disa kilometra i varur në makinën që transportonte turistët.

Por familja spanjolle me kryefamiljar Eugenio Galdon nuk është e panjohur në Spanjë. Pasi Galdon është një biznesmen i famshëm dhe zotëron një pasuri të konsiderueshme.

Eugenio Galdon është një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Spanjë. Galdon është themelues i , kompanisë ONO që ofron shërbime telefonike, televizive dhe internet, si dhe ka mbajtur postin e Presidentit të kësaj kompanie deri në nëntor të vitit 2018.

Përveç veprimtarisë në biznes Galdon ka qenë dhe shefi i kabinetit të kryeministrit spanjoll, Adolfo Suárez dhe ish-drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.

Prej vitit 1992, ai është president dhe aksionar kryesor i “Multitel”, një grup biznesi që e themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, u shit  në mars të 2014 te “Vodafone”  për 7.2 miliardë euro.

Që nga Marsi 2014 ai është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. AI është pjesë e 200 njerëzve më të pasur në Spanjë. Galdón ndodhet në vendin e 139.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *