Vendosni fjalën kyçe....

Njerëzit që përdorin “emoji” në mesazhe, bëjnë më shumë seks


Gjithnjë e më shumë po përdorim “emoji”-t në komunikimin e përditshëm, por një studim i fundit tregon se gjuha me “emoji” duket të jetë edhe “gjuha më e re e dashurisë”.

Mirror” shkruan se një studim i ri tregon se përdorimi i fytyrave të njohura si “emoji” në mesazhe tregon suksesin e njerëzve në jetën seksuale.Gjithnjë e më shumë po përdorim “emoji”-t në komunikimin e përditshëm, por një studim i fundit tregon se gjuha me “emoji” duket të jetë edhe “gjuha më e re e dashurisë”.

Studiuesit në Institutin Kinsey anketuan mbi 5,000 persona të cilët u pyetën mbi përdorimin e tyre të emoji-ve dhe mbi përvojat e tyre romantike dhe seksuale gjatë vitit të kaluar.

Studimi zbuloi se përdoruesit e shpeshtë të emoji-ve kishin më shumë gjasa puthen nëpër takime, të bëjnë seks ose të nisin një lidhje të re.

“Gjetjet tona sugjerojnë që përdorimi i emoji-ve me partnerët potenciale shoqërohet me zgjatjen e lidhjes përtej takimit të parë, dhe me më shumë ndërveprime romantike dhe seksuale gjatë një viti”, thuhet në raport.

“Ky hulumtim ofron prova që emojis-t përcjellin informacione të rëndësishme afektive tek partnerët e mundshëm, dhe lidhen potencialisht me një lidhje intime më të suksesshme.”, vijon më tej raporti.

Pra kush shton ikona në mesazhet e tyre, kanë më shumë mundësi që t’i ecë marrëdhënia me personin me të cilin i shkëmbejnë këto mesazhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *