Ditën e sotme Peter Zingraf i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta.
Zingraf zëvendëson Susanne Schütz në selinë diplomatike gjermane në Tiranë.
Ambasadori i ri gjerman ka studiuar romanistikë (histori letërsie frënge dhe italiane) në Aachen, Poitiers-Francë dhe Firence-Itali. Ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në universitetet e Aachen dhe Freiburg im Breisgau.
Peter Zingraf është i martuar dhe ka dy vajza.
Karriera diplomatike e Zingraf ka filluar në vitin 1993 kur është bjerë se shëbrimit të jashtëm.
–1994 Nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, Romë
– 1995 Ministria e Jashtme Federale, Bonn, Departamenti Politik
– 1996 Ambasada e Varshavës, Poloni
– 1999 Ministria e Jashtme Federale, Berlin, Departamenti i Kulturës
– 2002 Ambasada e Daressalam-it, Tanzani
– 2005 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror
– 2010 Ambasada e Dublinit, Irlandë
– 2013 Zyra e Presidentit Federal, Departamenti i Politikës së Jashtme
– 2016 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror
– Gusht 2019 Ambasada Gjermane në Tiranë, Shqipëri.