Vendosni fjalën kyçe....

Rama ndan lajmin e mirë për Elonën, 15-vjeçaren nga Fushë-Kruja


Dy ditë më parë 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, që vuan nga një sëmundje tepër e rrallë dhe e rëndë, la spitalin universitar “Nënë Tereza” për t’u transferuar në spitalin “Medipol University Hospital”, në Turqi.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar të reja lidhur me rastin e 15-vjeçares nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.

Rama thotë se adoleshentja po transferohet në një spital të specializuar publik në Stamboll dhe se për të është ngritur një ekip i specializuar mjekësh.

“Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë.

Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.

Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë”, shkruan Rama.

Rasti u Kuburjas u publikua së pari nga “News 24” ku familjarët kërkonin ndihmë nga shteti pasi Elona rrezikonte jetën dhe mjekët nuk i jepnin shpresa. Çdo minutë që kalon për Elonën është më keq, pasi situata e saj po përkeqësohet.

Elona vuan nga një sëmundje e lindur, tepër e rrallë në botë që quhet hemangioma kongenitale dhe mjekët thonin se një hemoragji tjetër dhe adoleshentja rrezikonte jetën. Shumë shqiptarë janë solidarizuar me rastin e 15-vjeçares, duke ofruar ndihma përmes një numri llogarie në Credins Bank: 00001248081 në ALL – Al85 2121 1322 0000 0000 01248081

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *