Skënderbeu duket se nuk ka përfunduar akoma merkaton për të nisur sezonin e ri pas një formatim të ekipit ku shumica e lojtarëve që luajtën për vite tashmë janë larguar.
Ujqërit e Dëborës janë përfshirë në bisedime për huazimin e Dorian Kërçikut dhe Asion Dajës nga ekipi i Tiranës, korçarët kanë prenotuar dy futbollistë me perspektivë për të ardhmen.
Dy lojtarët afrikanë janë pjesë e kombëtares U-21 të Ganës dhe për momentin janë në aktivitet me ekipin e tyre përfaqësues. Bëhet fjalë për Mohamed Adams dhe Emanuel Kofi Esien, të cilët priten që gjatë javës të bashkohen me Skënderbeun në stërvitje për t’u vënë më pas nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Të dy futbollistët kanë arritur akordin me Skënderbeun për të firmosur një kontratë 2- vjeçare me të drejtën për rinovimin edhe për një sezon tjetër.