Kreu i PD-së Lulzim Basha në një intervistë për Syri.tv deklaroi se ndërkombëtarët e mbështesin opozitën dhe se raporti i OSBE-së për zgjedhjet do jetë më i zi se raporti paraprak.
Basha gjithashtu deklaroi se stabiliteti është gjëja më e rëndësishme për SHBA-të dhe Evropën.
“Për SHBA sigurisht që kjo është një çështje e brendshme e institucioneve shqiptare dhe do presin Gjykatën Kushtetuese. Padyshim stabiliteti është në interes strategjik të të SHBA dhe kjo dihet si për Ballkanin dhe gjithë Evropën.
E reja qëndron dikur tjetër. Në faktin që para dhe pas 30 qershorit kemi një realitet tjetër për faktorin ndërkombëtar. Që nuk është më misioni i OSBE që monitoron zgjedhjet por i autoriteteve lokale të Europës. Kush i tërhoqi? Këto janë sinjale të qarta politike.
E shikoni raportin e një zonjë që nuk është as afër opozitës. Raporti i plotë nuk ka si të jetë më i mirë, do jetë edhe më zi.
Dhe kjo lidhet me pasigurinë juridike, në dhunim të Kushtetutës. Dhunimi i Kodit Zgjedhor që i mohoi opozitës për të pasur numërues. Krijimi i mekanizmave false për garën. Përgjigjen më të fuqishme e dhanë shqiptarët. Pjesa tjetër dërrmuese e refuzoi. Ky ishte refuzim i regjimit. Kjo është e vërteta.”-deklaroi Basha.