Vendosni fjalën kyçe....

Pesë të vdekur dhe 100 të plagosur nga rrufetë në Poloni dhe Sllovaki


Të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur gjatë një stuhie të papritur që përfshiu malet Tatra të Polonisë dhe Sllovakisë. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë.

“The Guardian” shkruan se shumica e viktimave janë nga Polonia, ku vetëtima goditi një kryq metalik në majën e malit Giewont, si dhe një zinxhir metalik.

Kryqi në Malet Tatra që u godit nga rrufeja

Një zëdhënëse e shërbimit të ambulancës ajrore polake, Kinga Czerwinska, tha për transmetuesin e lajmeve “TVN24” se dy të rritur dhe dy fëmijë kishin humbur jetën.

Një person i pestë vdiq në Sllovaki.

“Më shumë se 100 njerëz janë të plagosur”, tha kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki pasi mbërriti në qytetin e afërt turistik malor, Zakopane. Ai tha se disa prej të plagosurve ishin në gjendje shumë të rëndë, pasi kishin pësuar djegie ose lëndime në kokë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *