Ka ndërruar jetë në spital, 26-vjeçari që u qëllua me armë zjarri paraditen e djeshme pranë një godine në rikonstruksion, te zona e “Myslym Shyrit”.
Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë dje rreth orës 11:30, brenda vilës tre katëshe që po rikonstruktohej, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, në zonën e “Myslym Shyrit”.
I riu nga Mallakastra, punonte si teknik kondicioneri, montimesh, riparimesh e aspirimesh të ambienteve.
Ai ka qenë duke punuar për kondicionimin e vilës 3-katëshe së bashku me një punëtor tjetër.
Dje u tha se autori që kishte qëlluar të riun ishte kolegu i tij me të cilin Çelaj po punonte për kondicionerin e vilës, sot doli se të dyshuar janë pikërisht dy djemtë e pronarit.
Katër persona të tjerë, përfshirë edhe pronarin e vilës, janë arrestuar për moskallëzim dhe fshehje të krimit. Ata i kishin kërkuar kolegut të Çelajt, me inicialet L.V, që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.
26-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ku përgjatë gjithë mbrëmjes së djeshme ka qëndruar në koma.
Lidhur me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim dy djemtë e pronarit të vilës, ndërsa janë arrestuar katër persona të tjerë për bashkëpunim dhe fshehje të krimit./Hashtag.al