Uashingtoni raportohet se po përgatitet të hapë një konsullatë në Groenlandë për herë të parë, pas më shumë se gjysmë shekulli, pasi oferta e Donald Trump për blerjen e territorit u kundërshtua nga Danimarka.
Në një letër të siguruar nga Associated Press, Departamenti i Shtetit i SHBA informoi Kongresin se shpreson të rindërtojë një konsullatë në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, si pjesë e një nisme të politikës së jashtme për të rritur praninë e Uashingtonit në Arktik.
SH.BA duhet të jetë proaktive në mënyrë që të përmirësojë “marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare në të gjithë rajonin e Arktikut”, thuhet në letër.
Një konsullatë në Groenlandë do të ndihmonte “mbrojtjen e barazive thelbësore” në një vend me popullsi të paktë, dhe gjithashtu do të ndihmonte për të kultivuar “marrëdhënie më të thella me zyrtarët dhe banorët e Grenlandës”.
Më e rëndësishmja, posti i propozuar diplomatik do të “shërbente si një platformë efektive për të përparuar interesat e SHBA në Grenlandë”.
Uashingtoni hapi një konsullatë në Groenlandë në vitin 1940, por e mbylli një dekadë më vonë, në vitin 1953.