Ditën e djeshme mediat greke publikuan një lajm që kryeministri Edi Rama e ka kaluar pasditen e së enjtes në Greqi.
Mirëpo Rama ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, ku mohon të ketë vajtur me pushime në shtetin fqinj.
Ai ironizon gazetarët në gjuhën greke duke i përshëndetur me fjalët: “kalinihta nga Surreli pedhaqia”. Kështu kryeministri ka përdorur fjalën e tij më të dashur për gazetarët “kazan”, edhe për ata të shtetit fqinj.
“Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat. Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia. Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si KM, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”, shkruan Rama.
Pasditen e së enjtes kryeministri Edi Rama e ka kaluar në Trikala të Greqisë. Prania e kryeministrit shqiptar në qytetin grek ka rënë në sytë e gazetarëve vendas. Është
Media lokale ‘trikalavoice.gr’ që raportonte për vizitën e Ramës në Greqi, shkruante se kryeministri shqiptar ka qëndruar në hotelin ‘Panellinion’, në qendër të Trikala-s, ku është parë të pijë kafe. Ai sipas kësaj mediaje greke, ka qenë i shoqëruar nga disa roje.