Vendosni fjalën kyçe....

‘SHBA marrëveshje gjigante tregtie pasi Britania të heqë vargonjtë e BE-së’ – Trump


Një marrëveshje ‘e madhe’ tregtare mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar do të jetë e mundur pasi Britania të largohet nga Bashkimi Evropian, tha presidenti amerikan Trump, duke e përshkruar BE-në si një pengesë që ka dëmtuar perspektivat ekonomike të Londrës.

Presidenti amerikan mori pjesë në një mëngjes pune me kryeministrin britanik, Johnson, në samitin e G7 në Francë të dielën, duke u shprehur i sigurt për një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare mes SHBA-së dhe Britanisë.

“Do të shkojë shumë më mirë pasi Brukseli të hiqet nga ekuacioni. Ne do të bëjmë një marrëveshje shumë të madhe tregtare, më e madhja që kemi pasur ndonjëherë me Britaninë e Madhe pasi ajo të mos e ketë më spirancën rreth kyçit të këmbës.” – tha Trump, duke iu referuar shkëputjes së shpejtë të Britanisë nga BE-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *