Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kongresmeni republikan shpall kandidaturën për president të SHBA-së


Zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së do zhvillohen më 3 nëntor 2020. Presidenti aktual, Trump, e filloi zyrtarisht fushatën e tij të rizgjedhjes në Orlando, Florida në mes të korrikut.

Ish-kongresmeni i Illinois-it, Joe Walsh, njoftoi të dielën se do sfidojë Trump brenda radhëve të republikanëve për zgjedhjet e vitit 2020.

“Unë jam duke garuar sepse ai është i papërshtatshëm. Dikush duhet të dalë në fushën e betejës”, tha Walsh për kanalin ‘ABC’.

Ëalsh fitoi një vend në Kongres në vitin 2010, por humbi të drejtën për t’u rizgjedhur në vitin 2012. Që atëherë, ai ka qenë moderator në një shfaqje në radio.

Ai është njohur për deklaratat e tij polemizuese në lidhje me myslimanët dhe tha se ai do të ioshte një mbështetës  Trump, nëse ai do i humbte zgjedhjet e vitit 2016.

Sidoqoftë, pasi Trump fitoi garën, Walsh u bë një kritik i ashpër ndaj tij, duke e quajtur presidentin amerikan një gënjeshtar dhe bullizues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *