Vendosni fjalën kyçe....

Xhudistja nga Kosova merr medaljen e bronztë në botërorin e Tokios


Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka marrë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos “Tokio 2019”, në kategorinë deri 48 kilogramë.

Sportisja në fjalë mposhti xhudisten Laura Martinez Abelenda në sfidën për vendin e tretë, shkruan Koha.net.

Krasniqi ishte garuesja e parë e Kosovës në këtë kampionat pasi të hënën garon Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa të martën Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë.

Ndeshjen e fundit nga sportistët e Kosovës e ka Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë, që do të zbresë në tapet të premten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *