Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka realizuar një vizitë të papritur në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7), të mbajtur në Francë.
Zarif mori pjesë në bisedimet ku janë mbledhur liderët botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.
“BBC” shkruan se delegacioni amerikan është befasuar nga vizita e tij, e cila vjen në një kohë tensionesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Zarif tha në “Twitter” se ai ka zhvilluar bisedime “konstruktive” me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Rruga në të ardhmen është e vështirë. Mirëpo ia vlen që ta provojmë”, shkroi ai të djelën, duke shtuar se dha një konferencë të përbashkët për zyrtarët gjermanë dhe britanikë.
Zarif gjithashtu u takua me Presidentin Emmanuel Macron në Paris të Premten në prag të samitit. Marrëdhëniet midis Iranit dhe SHBA-së janë përkeqësuar qëkur Ëashingtoni u tërhoq nga një marrëveshje e vitit 2015 për të kufizuar aktivitetet bërthamore të Iranit vitin e kaluar.
Tensionet në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar prej kur Uashingtoni është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Megjithatë, pesë shtetet tjera, duke përfshirë Francën, vazhdojnë të jenë të përkushtuara për zbatim të marrëveshjes, ndonëse Irani ka nisur aktivitete bërthamore, në përgjigjje të sanksioneve ekonomike të SHBA-së kundër këtij shteti.
Macron ka marrë një rol aktiv në përpjekjen për të shuar tensionet dhe për të shpëtuar marrëveshjen – por marrëdhëniet e Iranit me Perëndimin janë tensionuar më tej gjatë muajve të fundit pas një serie konfrontimesh dhe konfiskimesh të naftës brenda dhe rreth Gjirit.