Vendosni fjalën kyçe....

Brazili refuzon paratë e G7-ës: Përdorini për pyjet e Europës


Qeveria braziliane ka deklaruar se do të refuzojë ndihmën e ofruar nga vendet e G7-ës për të ndihmuar në trajtimin e zjarreve në pyjet e Amazonës.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi  të hënën se vendet e G7 kishin vendosur të dhuronin 22 milionë dollarë për të luftuar zjarret në pyllin e Amazonës.

Por sikurse shkruan “BBC”, ministri i Jashtëm brazilian Ernesto Araujo ka thënë se kjo iniciativë e re nuk ishte e nevojshme, sepse ishin krijuar mekanizma ndërkombëtarë për të luftuar shpyllëzimin. Dhe ministri i mbrojtjes tha se zjarret në Amazon nuk ishin jashtë kontrollit.

Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro e ka akuzuar Francën se po e trajton Brazilin si koloni të sajën. 

Duke komentuar ofertën e ndihmës së G7-ës, shefi i personelit të Bolsonaros, Onyx Lorenzoni tha: “Faleminderit, por ndoshta ato burime janë më të rëndësishme për pyjet e Evropës”.

“Macron nuk mundi të shmangë një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është pjesë e trashëgimisë së botës  dhe tani kërkon të na japë mësime për vendin tonë?”, shtoi Lorenzoni, duke kujtuar djegien e Katedrales së Parisit në muajin prill.

Më pas ai shtoi se Brazili mund të mësonte çdo komb se si të mbrojë pyjet e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *