Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj tenton të duket para homologut maqedonas: Ju Katicën, edhe ne kemi në ndjekje Adriatik Llallën


Arrestimin e Prokurores Speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e krahasuar me ndjekjen penale ndaj ish-prokurorit Adriatik Llalla.

Lleshaj u takua sot në Pustec me me homologun e tij maqedonas, Oliver Spasovski. Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut Prokurorja Speciale përfundoi pas prangave për korrupsion, i ngacmuar nga gazetarët që i kujtuan rastin, Lleshaj u mburr para homologut se edhe në Shqipëri është në ndjekje ish-prokurori i Përgjithshëm, duke ju referuar  Adriatik Llallës.

“Meqenëse shkuat direkt te prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale ish-prokurori i përgjithshëm.”, tha Lleshaj.

Por ka një ndryshim, se Llalla nuk është më në detyrë dhe vënia në ndjekje penale e ish-zyrtarëve nuk është një gjë e re në Shqipëri, apo që duhet konsideruar si arritje.

Ndërkohë që artikujt që flasin për një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, Lleshaj thotë se rajoni nuk mund të ndahet.

“Detyrat e integrimit europian të Shqipërisë janë përmbushur më së miri dhe kjo është certifikuar nga KE që ka rekomanduar pa kushte fillimin negociatave dhe ne presim që në një kohë të shkurtër negociatat nuk hapen. Nuk ka vendim as për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut se merret në mes të tetorit. Muaji tetor ende nuk ka ardhur, jemi në fund të gushtit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në rrugë të padiskutueshme  të integrimit, një rrugë që nuk mund të ndahet ashtu si rajoni nuk mund të ndahet.”, thotë ministri i Brendshëm.

Pak kohë pas publikimit të audiopërgjimeve nga “La Verita”, Prokuroria Speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva u arrestua në banesën e saj.

Janeva akuzohet për shpërdorim të pozitës së saj zyrtare në çështjen “Racket”, së bashku me dy të dyshuar të tjerë, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski. Të dy kanë qenë në paraburgim për më shumë se 30 ditë, dhe hetimi vazhdon.

Ndërkohë Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas akuzave që iu drejtuan atij për korrupsion, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare. Dorëheqja e tij solli edhe ndërprerjen e vettingut./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *