Vendosni fjalën kyçe....

Falsifikim abonesh dhe biletash, Gjykata jep masën e sigurisë për 8 të arrestuarit


Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg disa nga personat që u arrestuan ditën  e djeshme për falsifikimin e aboneve dhe biletave për linjat e transportit publik urban në Tiranë. Ndërsa disa të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Gjykata ka vendsour masën: Fatos Vrapi, 60 vjeç – arrest shtëpie, Albana Vrapi, 51 vjeçe – arrest shtëpie, Evisa Vora, 33 vjeçe – detyrim paraqitje, Lulezim Allaraj, 47 – vjeç arrest me burg, Aldi Duka, 39 vjeç – arrest me burg, Klodian Qato, 42 vjeç – arrest shtëpie.

Anastas Ibrahimi – arrest shtëpie si dhe babai i tij Ferdinand Ibrahimi – arrest shtëpie.

8 persona u arrestuan dy ditë më parë, punonjës të kompanive të transportit publik në Tiranë, të cilët dyshohen se ishin të përfshirë në një skemë falsifikimi të aboneve dhe të biletave.

Sipas policisë, janë sekuestruar 150 000 bileta urbani të falsifikuara, që po të shiteshin do kapnin vlerën 6 000 000 lekë të reja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *