Dy ikonat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi pranuan mbrëmjen e kaluar se i mungon njëri-tjetri që nga transferimi i të parit te Juventus.
Madje Ronaldo tha se ai dëshiron një darkë me argjentinasin.
Të dy u ulën pranë njëri-tjetrit në shortin e fazës së grupeve të UEFA-s për Ligën e Kampionëve të së enjtes që u mbajt në Monte Carlo.
Ata u pyetën për karrierën e tyre personale dhe marrëdhëniet me njëri-tjetrin.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, Ronaldo pranoi në spanjisht se i mungon Messi, me të cilin ndau disa nga nga ndeshjet më të mëdha të futbollit në derbin ‘El Clasico’ mes Realit dhe Barcës.
“Unë kam qenë kurioz sepse kemi ndarë skenën 15 vjet. Unë dhe ai. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë në futboll. Të njëjtët djem në të njëjtën skenë gjatë gjithë kohës”, tha ai për mbretërimin e tyre prej më shumë se një dekade si dy lojtarët më të mirë në botë.
Ronaldo vazhdoi: “Kështu që nuk është e lehtë siç e dini. Dhe sigurisht që kemi një marrëdhënie të mirë. Ende nuk kemi darkuar së bashku. Por shpresoj në të ardhmen”.
“We’ve not had dinner together… yet!” 🍽
Cristiano Ronaldo is keen on organising some future plans with Lionel Messi 🐐🐐 pic.twitter.com/tGTuUFsdpj
— Eurosport UK (@Eurosport_UK) August 30, 2019