Ndërron jetë turistja izraelite pas aksidentit me motor në Elbasan.
M.N, 31 vjeç udhëtonte me mjetin bashkë me një person tjetër, kur u përfshi në një përplasje me një “Audi” në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Drejtuesi i motorit “Toyota” mori plagë të rënda por është jashtë rrezikut për jetën.
Edhe pas ndihmës së shpejtë pasagjerja e motorit nuk mundi t’i mbijetonte aksidentit të rëndë.
Ditët e fundit në mediet shqiptare kanë qarkulluar lajme lidhur me ngjarje ku janë përfshirë turistët e huaj. Më e fundit ka patur të bëjë me rrëzimin e një turisti në Theth që fatmirësisht nuk pati komplikacione.