Këngëtarja e njohur britanike, Ellie Goulding, ka vendosur t’i japë fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj, Caspar Jopling.
Ajo ishte veshur me nje fustan të bardhë ndërsa fytyra ishte e fshehur pas një tyli të hollë.
Nusja mbërriti në katedralen e Jorkut në një minibus ikonë si ai “VW” ngjyrë blu ndërsa jashtë e prisnin qindra familjarë e miq.
Pak më vonë në katedrale mbërriti edhe dhënri, Jopling i shoqëruar nga miqtë e tij e i veshur me një smoking klasik të zi.
Të shumtë ishin përfaqësuesit e familjes mbretërore e artistët që morën pjesë në ceremoni, si Ed Sheeran, Rita Ora, Siena Miller, Orlando Bloom e Katy Perry.