Plagoset me thikë një person në Vlorë, në zonën e Stacionit të Trenit. Mësohet se dy punonjës të shërbimit me taksi, janë konfliktuar me njëri-tjetrin derisa sherri mes tyre ka agravuar në përplasje fizike. Njëri ka përdorur kaçavidë duke lënë të plagosur tjetrin.
I plagosuri është transportuar në spital, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.
“Rreth orës 14:00, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taxi.
Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Grupi hetimorë po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.