Vendosni fjalën kyçe....

Me 26 emigrantë ilegalë në furgon, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Greqi


Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar pas veprimeve të koordinuara nga policia në Departamentin e Menaxhimit të Migracionit në Selanik, pas dyshimeve se ishte i përfshirë në transferimin e paligjshëm të migrantëve.

Prothothema” shkruan se shqiptari u pikas nga policia greke, teksa po drejtonte një furgon. Ai u mundua t’i shmangej duke u futur në një rrugë rurale në Asprovalta, por policët e ndoqën dhe në fund e arrestuan.

Në furgonin e tij policia zbuloi se ndodheshin njëzet e gjashtë të huaj – nga Pakistani dhe Bangladeshi –të cilëve u mungonin dokumentet e udhëtimit.

Ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në zonën Ebro dhe paguanin para, rreth 2,000 euro për t’u transportuar në Selanik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *