Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthejnë fishekzjarret në skenë, ndërron jetë këngëtarja në Spanjë (VIDEO)


Një artiste spanjolle ka humbur jetën sot, pasi u godit nga pajisjet e fishekzjarreve kur po performonte në skenë.

“Daily Mail” shkruan se një orkestër me 15 anëtarë, mes tyre dhe këngëtarë, muzikantë dhe valltarë, po performonte mbrëmë në Las Berlanas në Avila.

Kur grupi ishte në skenë, një nga këngëtaret, 30-vjeçarja e quajtur Joana Sainz, u godit në bark me pajisjen e efekteve speciale të fishekzjarreve.

Siç raporton gazeta El Norte de Castilla, këngëtarja u dërgua në spital por ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Videoja e mëposhtme tregon të paktën nëntë interpretues në skenë, të cilët vallëzojnë.

Papritur shfaqen shkëndija nga dy pajisje piroteknike në pjesën e përparme të skenës, njëra prej të cilave shpërthen.

Këngëtarja Sainz më pas rrëzohet në dysheme ndërsa anëtarët e tjerë të grupit nxitojnë ta ndihmojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *