Vendosni fjalën kyçe....

E rëndë në Memaliaj, djali dyshohet se vrau babanë me sëpatë


Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Shalës të Memaliajt. Një i ri dyshohet se ka vrarë babanë e tij me sëpatë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 pas një sherri verbal mes 32-vjeçarit, Arjan Shahaj dhe babait të tij, Iljaz Shahaj, pasi kishin dalë në pyllin e fshatit të Shalës për të bërë dushk për bagëtitë.

32-vjeçari dyshohet se pas sherrit ka marrë sëpatën dhe e ka goditur babanë 65-vjeçar me të, duke i marrë jetën.

Arjan Shahaj pas ngjarjes është larguar ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes babait dhe djalit.

I riu dyshohet se pak kohë më parë tentoi të vrasë një kushëri ndërsa në vitin 2003 ka tentuar të vrasë të ëmën.

(Lajmi në përditësim…)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *