Kryeministri Edi Rama bashkë me deputetët e tij u kthehen sot seancave plenare në Kuvend, ndërsa opozita vazhdon bojkotin.
Pritet që parlamenti të nisë zyrtarisht sesionin e ri në orën 18:00, ndërsa paraprakisht është miratuar edhe axhenda e ditës së sotme.
Në plan, gjatë shtatorit, sipas “Report TV” është rrëzimi i dekreteve që presidenti Ilir Meta i ka kthyer mbrapsht maxhorancës.
Në 12 shtator do të nisin me 4 dekretet e para të Metës, ndërsa në 19 shtator do të vazhdojnë me 5 të tjera.
Që prej ashpërsimit të marrëdhënieve Rama-Meta, presidenti i ka kthyer thuajse të gjitha nismat ligjore kryeministrit. Nga koncesionet dhe partneriteti publik privat te zhvillimi i territorit, privatizimet, vetëqeverisja vendore, kodi penal etj.
Nga ana tjetër Meta ka dekretuar zgjedhjet vendore më 13 tetor.