Merr fund telenovela Icardi. Argjentinasi ka kryer vizitat mjekësore në Paris dhe është shumë pranë nënshkrimit me PSG-në.
Bisedimet mes palëve nisën që ditën e djeshme dhe vijuan edhe gjatë natës dhe më në fund palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Sipas marrëveshjes, Icardi ka vajtur në Paris në forma huazimi por francezët kanë të drejtën e blerjes përfundimtare të sulmuesit.
5 milionë euro do i paguajë PSG-ja klubit italian menjëherë ndërsa 65 milionë euro pas një viti në rast se vendos ta blejë përfundimisht.
Mungesat e Mbappe e Cavani i japin më shumë mundësi argjentinasit që të marrë një vend titullari.