Vendosni fjalën kyçe....

Italia sekuestron anijen gjermane me 100 emigrantë në bord, ndalohet edhe kapiteni


Policia italiane sekuestroi të hënën një anije gjermane që ishte mbushur me emigrantë dhe që ishte bllokuar në det për një javë. Anija pritej të zbarkonte më shumë se 100 migrantë me t’iu dhënë mundësia.

Kapiteni i anijes e kishte caktuar më parë kursin për portin në Pozzallo të Siçilisë, duke shkaktuar një përplasje me ministrin e Brendshëm të Italisë dhe sipas të gjitha gjasave do e humbasë punën e tij, raportoi ‘Reuters’.

Javën e kaluar, ministri Salvini nënshkroi një dekret që ndalonte anijen ‘Eleonore’ të hynte në ujërat italiane, si pjesë e politikës së tij me dyer të mbyllura për emigrantët që vijnë me anije nga Afrika e Veriut.

Kapiteni i ‘Eleonore’, Claus-Peter Reisch, kishte thënë se do të futej në ujërat italiane dhe të shkonte për strehim aty për shkak të stuhive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *