Vendosni fjalën kyçe....

Shoqëruesja e nderit shkon në dasmën e së motrës e veshur si dinosaur (Video)


Të lësh shoqëruesen e nuses të lirë të zgjedhe veshjen që do në ceremoninë e martesës mund të jetë si punë bixhozi, sidomos në rastet ato kanë dëshira të veçanta dhe ekstravagante.

Duke dashur që t’i lërë shoqet e saj të ndihen rehat me veshjet që do zgjidhnin, Deanna Adams, 40 vjeç, nga Nebraska, mendoi që t’u jepte dorë të lirë shoqeve të saj për ceremoninë e martesës.

Dhe për fat të mirë ajo nuk u shqetësua aspak kur motra e saj dhe shërbyesja e nderit, Christina Meador, zgjodhi një veshje krejt të çudtishme duke u maskuar si Tyrannosaurus rex.

Christina, 38 vjeç, nga Teksasi, ndau një imazh të saj me kostumin e dinosaurit nga ceremonia në Facebook pas dasmës dhe ajo shpejt u bë virale.

Christina u shpreh se mikesha e saj e dinte mirë se nuk asaj nuk i pëlqenin veshjet zyrtare e për këtë arsye nusja nuk u habit aspak kur e pa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *