Vendosni fjalën kyçe....

Thomas Markle jep intervistë për mediat: Meghan dhe Harry hipokritë, s’më lënë të shoh nipin


Thomas Markle i lutet dukeshës së Sussex dhe princit Harry që të shohë nipin e tij Archie.

Babai i dukeshës ka folur për “Daily Mail” ku i ka quajtur Meghan-in dhe Harry-n hipokritë, që nuk po e lënë të shohë nipin e tij.

Ai tha se përgjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në pritje për t’u takuar me nipin, ose të paktën t’i dërgonin një foto të tij, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Unë doja që ata të më dërgonin një fotografi të Archie, në mënyrë që ta vendosja në kornizë dhe ta mbaja në mur përkrah fotos së Meghan,” 77-vjeçari.

“A nuk është kjo ajo që do të dëshironte çdo gjysh? Do të doja të dija nëse edhe ai e ka hundën e famshme të Markle-ve”, tha babai i dukeshës.

Pas gjithë telasheve që zoti Markle i ka sjellë të bijës duke u hapur me gazetarët, ai thotë: “Ndonjëherë kam ndjesinë se njerëzit mendojnë se nuk e dua vajzën time. Unë e dua shumë atë. Unë nuk do të doja asgjë më shumë sesa të vendosja një fotografi të Archie-t në një kornizë dhe ta mbaja përkrah asaj të Meghan… Sigurisht që jam i zhgënjyer që nuk e kam parë Archie-n. Unë kisha shpresuar se të bërit nënë do ta zbuste Meghanin dhe ajo do të vinte”.

Kjo intervistë vjen papritur, pasi Thomas Markle ka mbajtur një profil të ulët për muaj me radhë. Ai e shpjegoi këtë duke thënë se kishte heshtur për shkak se nuk kishte dashur të stresonte të bijën gjatë muajve të shtatzënisë.

Thomas Markle pati edhe disa fjalë për familjen mbretërore, e në veçanti për të bijën dhe dhëndrrin e tij: “Më vjen keq për ta në një farë mënyre sepse ata e sollën këtë situatë. Ju nuk mund të thoni një gjë dhe të bëni një tjetër. Të gjithë mendojnë se sa të këndshëm dhe të mrekullueshëm janë ata, por nuk janë të mrekullueshëm për familjen e tyre. Kjo është hipokrizi. Ju nuk mund ta portretizoni veten si bamirës dhe të promovoni bashkimin e njerëzve dhe pastaj të largoni babain tuaj dhe të gjithë familjen. Trajtimi i tyre ndaj meje lë shumë për të dëshiruar “.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *