Vendosni fjalën kyçe....

“Në tetor presim çeljen e negociatave” – Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut


Maqedonia e Veriut pret që data për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE të përcaktohet përfundimisht në tetor, tha ministri i Jashtëm i vendit, Nikolla Dimitrov.

Ai tha për Reuters se fillimi për bisedimet e pranimit do të ndihmonte të rinjtë e vendit të mos emigrojnë dhe të kërkojnë një “stil evropian të jetës” diku tjetër.

Ish-republika Jugosllave ndryshoi emrin e saj nga Maqedonia në Maqedoninë e Veriut këtë vit, duke përfunduar një mosmarrëveshje që zgjaste më shumë se dy dekada me Greqinë për përdorimin e këtij emri.

Komisioni Evropian rekomandoi zyrtarisht në maj që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për t’u anëtarësuar në BE. Vendi kishte shpresuar të merrte datën për të filluar bisedimet e pranimit në qershor. Sidoqoftë, Komisioni e shtyu vendimin për tetor.

“Nëse nuk ka realizim të duhur të kësaj mundësie, kjo në thelb do të thotë se nuk ka perspektivë për rajonin,” tha Dimitrov.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *