Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i japë shkollës private “Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi” më shumë se 100 milionë lekë të vjetra. Në një vendim të marrë që prej muajit gusht, Rama ka vendosur që 10 milionë e 500 mijë lekë të reja t’ja japë shkollës private të Çashkut, me arsyetimin se do ta mbështesë për veprimtarinë e saj krijuese.
Gazetarja Enkelejda Mema e cila ka reaguar për këtë çështje, ka kujtuar se ky është një rast i përsëritur dhe përmend shkarkimin e ish-drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar pasi ai pranoi që institucionet private po përfitojnë nga buxheti i shtetit. Madje gazetarja shton se këto para shkojnë për faturat e këtyre bizneseve dhe jo aq për veprimtarinë kulturore.
“Per kujtese ish drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Melsi Labi u shkarkua nga detyre per faktin sepse deklaroi publikisht qe institucionet private me mburoje kulturen po marrin fonde me te medha nga qeveria, nderkohe qe kjo e fundit jep lemosha per institucionet e saj kulturore kombetare.
Per infomacion ne ate kohe te largimit te drejtorit, rreth dy vite me pare, buxheti i Muzeut Historik Kombetar nuk i kalonte 10 milione e 200 mije leke. Kujdes, pjesa me e madhe e fondit shkon per fatura drita, uje, telefona, nafte dhe shpenzime te tjera qe nuk kane te bejne me kalendarin e ngjarjeve kulturore te institucionit.”, shkruan Mema.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk i ka kushtuar po aq vëmendje institucioneve kulturore shtetërore, të cilat përfitojnë shumë më pak nga buxheti i shtetit për mbështetje të veprimtarive të tyre kulturore.
Kujtojmë se kryeministri Rama kërkon të shembë Teatrin Kombëtar me justifikimin se shteti nuk ka fonde ta rikonstruktojë. Me të drejtë Mema shkruan: “Teatrit Kombëtar, ç’i panë sytë.”/Hashtag.al