“Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e kruajti tepër. Pra, edukoni secili fëmijën tuaj”, ishte ky statusi që shkaktoi që shumë ndjekës t’i vërsuleshin aktores së humorit Rudina Dembacaj.
Shumë e kritikuan se po e mësonte vajzën e saj me dhunë, por askujt nuk i shkonte mendja se pas kësaj mund të fshihej një incident si ai që tregoi vetë Rudina ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
Aktorja tregoi se vajza e saj Viktoria kishte rënë pre e dhunës në kopësht. Fillimisht vajza i kishte treguar të atit se dikush e kishte rrahur në kopësht.
Më pas Rudina ishte interesuar të shikonte kamerat por drejtuesit e kopshtit nuk ia kishin lejuar. Në fund, u zbulua se gjatë incidentit edukatorja ka qenë gjatë gjithë kohës e pranishme me celular në dorë dhe s’kishte bërë asgjë për të ndalur sherrin mes fëmijëve.
“Vajza në momentin që hipi në makinë me të atin i thotë Aleksit: ‘Babi mua sot më rrafi filani’. Na tregoi vetë vajza, pastaj ne këmbëngulëm që të kërkonim kamerat e kopshtit, pasi si fillim u mjaftuam me një telefonat, na thanë që s’ka ndodhur asgjë.
U kujdesën të gjithë që ato kamera unë mos t’i shoh, pasi unë jam njeri që nuk përmbahem kur bie fjala tek fëmija im. Edukatorja kishte qenë aty përball fëmijëve me telefon në dorë dhe fëmijët që ziheshin me njëri-tjetrin. Edukatorja u hoq nga puna. Të mendosh që dikush ka prekur fëmijën tendë, unë aty nuk mbaj.”, tha e përlotur Rudina.