Ishte një publikim i televizionit “Top Channel” që bëri që Prokuroria të niste hetimet në shtator ndaj ish-ministrit të Bujqësisë dhe ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi.
Kjo sepse ai kishte lejuar përdorimin dhe tregtimin e një pesticidi të quajtur “Silikon Mix”. Pas publikimit të “Top Channel” për rastin, “Newsbomb.al” publikoi një intervistë audio që sipas këtij portali, është censuruar nga “Top Channel”.
Bëhet fjalë për një intervistë të realizuar nga një gazetare e këtij televizioni, me profesor doktor Shpend Shahinin, përgjegjës në Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve në Institutin Bujqësor të Kamzës.
Në këtë intervistë, krejt ndryshe nga sa pretendonte “Top Channel” me investigimin e tij, Shahini shprehet se “Silikon Mix” është fjala e fundit e teknologjisë që përdoret në vendet e Bashkimit Evropian dhe shërben si veprues natyral e jo si pesticid sintetik për ngordhjen e insekteve.
Sipas profesorit, jo vetëm që “Silicon Mix” nuk është i dëmshëm, por është edhe natyral. Portali “Newsbomb.al” ngre dyshime nëse sulmi i televizionit “Top Channel” ndaj Peleshit është i qëllimtë, pasi nëse nuk është pse e ka fshehur këtë intervistë me ekspertin?
INTERVISTA
Prof. Dr.Shpend Shahini – Përgjegjësi i Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve
Profesor Shahini, në dorë kam një pleh, të cilin fermerët e përdorin edhe si pesticid. Cfarë është realisht ky produkt?
Profesori: Shumë e qartë, silikoni, nuk është gjë tjetër vetëm se është një pleh I cili përmban mikroelementë që janë të domosdoshëm në aktivitetin metabolic të bimës. Po të bëjmë një përmbledhje të shkurtër, bima për normalitet fiziologjik apo që të gjitha proceset metabolike të jenë normale duhet patjetër që të marrë qoftë makroelementët , të marrë edhe mikroelementët. Në rastin tonë, ky pleh që përdoret për plehërime gjethore, nuk është gjë tjetër vetëm është një pleh gjethor që përmban silicin. Silici është një microelement jashtëzakonisht i domosdoshëm për aktivitetin normal metabolic të bimës.
Gazetarja: Silici dhe silikoni nuk janë element të pemës, ndërsa Zinku dhe mangati po. A nuk duhet të jenë të lidhur me një element tjetër që të bëhen pjesë e familjes Fertilizer?
Profesori: Mendoj se në rastin konkret përbëhet nga Silici, nga Zinku dhe nga mangati, përbëhet nga tre element shumë të domosdoshëm që sot është një avangardë që përdoret në kushtet e fermës sonë.
Pra sipas mendimit tuaj është pleh…
Profesori: Po është pleh. Që përmban mikroelementë dhe përdoret në trajtime gjethore. Duke u përdorur në trajtime gjethore, nga njëra anë duke qenë një shërbyes thashë I normalitetit metabolic ushqimor ka edhe efekte anësore. Por efekte anësore jo në aspektin negative. Eshtë një kontrollues I mirë edhe për insektet në bimët që trajtohen në këtë pleh gjethor.
OK…
Profesori: Tani për mendimin tim, nëse thelbi është tek insektet që paragjykohet pa të drejtë, këtu mund të bësh një pyetje. Cfarë efekti ka për insektet…
Për insektet? Atë duhet ta kishit thënë ju…
Profesori: Mendova që do ta bënit ju.
Mendova se përdoret si insekticid prandaj… Zoti Shahini sic e thashë ky product përdoret nga fermerët si insekticid. A është i dëmshëm si insekticid?
Profesori: Sic e thashë fillimisht në vetvete është një pleh për trajtim gjethor, por që ka edhe efekte anësore për kontrollin e insekteve. Ku qëndrojnë këto efekte? Jo efekte anësore në kuptimin negativ, por do të thoja që të përdoresh silikonin, apo silicin në mbrojtjen e bimëve, sot përdoret në skemat e avancuara që janë skemat e mbrojtjes së integruar dhe është një hap përpara . pse? Duke përdorur silicin i cili në vetvete në vrasjen e insektit nuk ka një vrasje të insekteve në mënyrë të sintetizuar sic janë mikroorganikët sintetikë, ka një vrasje bazuar në disa element të tjerë, duke shfrytëzuar elementët fizikë. Silici duke u vendosur mbi trupin e insektit, bën të mundur efektin lente: pra duke akumuluar më shumë energji diellore mbi trupin e insektit rritet dehidratimi, pra shtohet sasia e ujit që largohet nga trupi I insektit dhe con në ngordhjen e insektit. Pra nuk është një mekanizëm kimik, por thesht shfrytëzimi I elementëve fizikë të energjisë diellore nëpërmjet përthithjes e akumulimit sa më shumë të rrezatimit.
Nga ana tjetër ka edhe një vecori jashtëzakonisht positive që reflekton veti që nuk e josh insektin të ushqehet me bimën , është një element jashtëzakonisht I mirë dhe ka dhe një veti që është adeziv, ndihmon në ngjitshmëri. Pra bazuar në këto tre element të cilët kanë efekte anësore por jo negative, është një produkt i cili sot, po të update me të dhënat e kërkimit shkencor të publikuara në revista prestigjoze do shikojmë se jemi në momentet goxha të publikueshme edhe është element që sot përdoret në skemat e mbrojtjes së integruar në vendet e zhvilluara të Evropës.
Po element të tjerë të këtij produkti a kanë efekte tek bima?
Profesori: Përdorimi i çdo plehu bazohet mbi një analizë , pra nëse nga analiza del se ky microelement nuk është i mangut, atëherë nuk ka pse të përdoret. Këto janë momente që përdoren bazuar në analiza. Nëse insekti nuk është present atëherë nuk kemi pse ta përdorim. Pra përdorja apo mospërdorja është një element biologjik i cili mund të përdoret bazuar në një kufi kritik. Në aspektin e insektit. Ndërsa në kuptimin e plehërimit, nëse mikroelementi është i mangët, është domosdoshmëri të përdoret. Nëse mikroelementi nuk është i mangët nuk kemi pse ta përdorim.
Mua si qytetar, ky produkt bujqësor më vjen si pleh, apo si insekticid?
Profesori: Unë do të thoja për të sqaruar edhe konsumatorin dhe qytetarin se është shumë e rëndësishme që përdorimi i këtij plehu, është një hap përpara që con në sigurinë ushqimore. Pra përderisa përdoret në skemat e mbrojtjes së integruar që janë sot prodhime që kërkojnë një standard dhe janë prodhime gjerësisht të përdorshme dhe këto skema përdoren në vendet e BE do të thoja që është hap përpara përdorimi i këtyre plehrave që krahas këtij mikroelementi të ketë edhe efektin e dhënies së kontrollit të insekteve me qëllim për të kufizuar përdorimin e insekticidit si jetik. Sepse nëse do ketë insekte, fermeri do përdorë një insekticid sintetik. Dhe përdorimi i insekticidit sintetik, lidhet me probleme. Pra ky është një bllokues, një element jashtëzakonisht i rëndësishëm parandalues në kufizimin e mbetjeve në kushtet e bimës.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Newsbomb.al