Vendosni fjalën kyçe....

Një vit pas vdekjes së Mac Miller, arrestohet tregtari që i shiti drogën


Rreth një vit pas vdekjes së Mac Miller, arrestohet një 28-vjeçar që dyshohet se i ka shitur lëndën narkotike reperit.

BBC” shkruan se 28-vjeçarin Cameron James Pettit, i kishte shitur reperit pilula narkotike me përmbajtje fentanil, të cilat i sollën vdekje të menjëhershme.

Pettit dhe disa të tjerë dyshohen se i shitën lëndën narkotike Mac Miller, dy ditë para se të pësonte mbidozë, më 7 shtator 2018. Raporti mjeko-ligjor përcaktoi më vonë se reperi vdiq nga toksiciteti i përzierjes së fentanilit me kokainë dhe alkool.

Hetuesit kanë zbuluar edhe mesazhet që Pettit i kishte dërguar një personi tjetërnë “Instagram”. Natën kur doli lajmi për vdekjen e Mac Miller, ai shkruante: “Me shumë mundësi do të vdes në burg”. “Unë do të dal nga rrjeti. Do të shkoj në një shtet tjetër”.

Nëse Pettit do të shpallet fajtor, mund të dënohet me 20 vjet qëndrim prapa hekurave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *