Kandidati demokrat Joe Biden, ka tërhequr vëmendjen pasi ndërsa fliste për ndryshimet klimatike në një aktivitet të CNN, njëri sy iu mbush me gjak.
Shumë demokratë u shqetësuan për gjendjen shëndetësore të kandidatit e shumë të tjerë e konsideruan syrin e gjakosur si shenjë që trupi i zbulonte në mënyrë të pakontrollueshme, “hipokrizinë” në fjalët e tij. Syri sipas disa komentuesve, e tradhëtoi Biden gjatë fjalës së tij për çështjet mjedisore.
Shikuesit thanë se ai nisi t’u përgjigjej pyetjeve me fjali pa logjikë dhe të pakuptimta dhe këmbëngulte duke folur për zjarret.
Biden’s left eye is totally bloody. pic.twitter.com/3InLWMdfJk
— Walker Bragman (@WalkerBragman) September 5, 2019
Kandidati demokrat për president asnjëherë më parë nuk kishte mbështetur politikat e ambientalistëve dhe pas kritikave të grupeve ambientaliste se nuk kishte një axhendë për çështjet e tyre, ai më në fund publikoi një të tillë që sipas shumë mediave, kishte shumë materiale plagjiaturë.
Por ai ashtu si demokratët e tjerë kishte premtuar se nuk do të merrte para nga karburantet fosile, një premtim që e ka thyer.
The Eye of Biden the Terrible few could endure. pic.twitter.com/sTI6EM0Ld6
— Josh Jordan (@NumbersMuncher) September 5, 2019
Çfarë kishte Biden? Biden siç duket, gjatë këtij fjalimi vuante nga një enë gjaku e thyer në syqë njihet ndryshe si hemorragji nënkjuktive.
Ajo mund të shkaktohet për disa arsye, por këtu përmendim: presionin e lartë të gjakut, çrregullimet e gjakderdhjes, hollimi i gjakut ose madje edhe tendosje e tepërt.
Biden është 76 vjeç, dhe mosha e tij e vjetër ka shkaktuar mjaft kritika nëse ai është kandidati I duhur për Presidencën.
Ai ka kohë që vuan nga problemet shëndetësore. Në vitin 1988, ai pësoi aneurizëm dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent. Senatori i atëhershëm ishte aq afër vdekjes sa një prift katolik filloi të përgatitej për sakramentin e fundit.
Muaj më vonë, kirurgët kapën një aneurizëm të dytë para se të shpërthente. Pastaj Biden mori një pushim shtatë-mujor nga Senati pas operacionit.