Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Komunën e Parisit, si pasojë e të cilit ka mbetur e plagosur një grua.
Paraprakisht dyshohet se kalimtarja i ka dalë para makinës duke i prerë rrugën.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Skënder Luarasi”. “BalkanWeb”, ka publikuar një fotografi, ku gruaja e plagosur shihet e shtritë në rrugë ndërkohë që disa qytetarët përpiqen t’i japin ndihmën e parë. Ende nuk dihet se cila është e plagosura dhe as gjendja e saj shëndetësore.
(Lajmi në përditësim…)