Vendosni fjalën kyçe....

“Shumë shishe me shampanjë janë hapur për negociatat që s’mund të çelen nga kjo qeveri” – Basha


Kreu i PD-së, Basha, e ka quajtur moment kyç atë ku ndodhet vendi duke ironizuar jo pak zyrtarët e BE-së dhe të qeverisë shqiptare që kanë festuar çeljen e negociatave duke theksuar se ato nuk ka asnjë mundësi të hapen me një qeveri që nuk organizon zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nuk e di sa shishe shampanjë janë hapur e janë pirë me funksionarë që nuk janë më në Shqipëri apo edhe funksionarë të ardhur nga Brukseli për të festuar hapjen e negociatave por të gjithë e kanë kuptuar që kjo ishte një gënjeshtër nuk janë hapur dhe negociatat nuk kanë shans të hapen me një Shqipëri që nuk bën dot zgjedhje të lira e të ndershme.” – tha Basha.

Më tej ai shtoi se opozita është e gatshme të ofrojë një platformë për daljen nga kriza e thellë ku ndodhet vendi.

“Ky është momenti që secili të marrë përgjegjësitë e veta. Ne si opozitë kemi diskutuar sot gjerësisht për përgjegjësitë tona karshi shqiptarëve dhe aspiratës sonë politike që është dhe aspirata e shumicës së shqiptarëve që është anëtarësimi në BE. Në respekt të këtyre përgjegjësive që kemi, ndiejmë dhe që priten prej nesh, siç kemi hedhur disa hapa domethënës me propozimet tona politike dhe legjislative për rikthimin e Shqipërisë në binaret e ligjit dhe shtetit të së drejtës e demokracisë jemi gati të ofrojmë dhe një platformë kombëtare për hapat që duhen të hidhen për daljen e vendit nga kriza sepse gjendja është kaq e rëndë dhe pasojat e kësaj gjendjeje janë kaq të tmerrshme mbi njerëzit sa largimi i Ramës një orë e më parë nuk mjafton.” – shtoi kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *