Vendosni fjalën kyçe....

Ish-analisti i CIA-s: Putin e paralajmëroi Bushin dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit


Presidenti rus Vladimir Putin e kishte paralajmëruar homologun e tij amerikan George W. Bush dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001, duke i treguar për një komplot të afërt terrorist nga Afganistani. Të paktën kështu ka zbuluar sëfundmi një ish-analist i CIA-s.

Paralajmërimi urgjent i ardhur nga udhëheqësi rus përmendet në librin “The Russia Trap: How Our Shadow War with Russia Could Spiral into Nuclear Catastrophe”. “RT” shkruan se ky libër është publikuar në fillim të kësaj jave dhe është shkruar nga George Beebee, një analist i lartë i CIA-s i epokës së Bush.

Putini e kishte telefonuar Bush dy ditë para sulmeve në kullat binjake, për të paralajmëruar se inteligjenca ruse ka zbuluar shenja të një fushate terroriste fillestare në Afganistan.

Tregimi i ish-operativit të CIA-s duket se është një provë tjetër se Washingtoni është paralajmëruar vazhdimisht në lidhje me sulmet që ndodhën në 11 shtator 2001.

Ndonëse ekzistenca e një paralajmërimi nga Moska ka qenë ditur publikisht për vite me radhë, libri i Beebee sugjeron se nuk ishte i kufizuar nga një shkëmbim midis agjencive të inteligjencës, por se Bush ishte paralajmëruar nga Putin personalisht.

Përveç Rusisë, SHBA-ja ishte paralajmëruar nga spiunët britanikë dhe rreziku i sulmeve të afërta ishte theksuar në mënyrë të përsëritur nga CIA dhe FBI.

Por mbetet ende mister, nëse Shtëpia e Bardhë i kushtoi vëmendje këtyre paralajmërimeve dhe bëri gjithçka mundte për të mbrojtur qytetarët e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *