Vendosni fjalën kyçe....

19-vjeçarët me pistoletë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, pasagjerët thërrasin policinë


Dy 19-vjeçarë janë arrestuar, pasi njëri prej tyre mbante armë me vete në autobus, ndërsa tjetri nuk ka treguar krimin.

Dy të rinjtë, të dy me inicialet K.M, kanë qenë duke udhëtuar me linjën e transportit publik Tiranë-Vorë, kur pasagjerët e tjerë kanë vënë re se njëri prej tyre kishte një pistoletë me vete dhe kanë njoftuar policinë.

DETAJET E POLICISË

Udhëtonte në linjën e transportit publik me armë zjarri me vete, falë njoftimit nga qytetarët vihet në pranga një i ri për armëmbajtje pa leje dhe një tjetër për moskallëzim krimi

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. M., 19 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;

– K. M., 19 vjeç, lindur dhe banues në Bërzhitë, Tiranë, për veprën penale “Moskallzim krimi”;

Këta dy shtetas ndërsa po udhëtonin me linjën e transportit publik Tiranë-Vorë, janë vënë re nga qytetarët se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete. Pas njoftimit që qytetarët kanë bërë në sallën operative, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy shtetasve nga shërbimet e Policisë Vorë. Gjatë kontrollit, shtetasit K. M., 19 vjeç (lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë), i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *