Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi prezanton planin e LSI-së për ekonominë, arsimin e shëndetësinë


Kryemadhi prezantoi edhe planin e LSI-së, për të çliruar ekonominë nga oligarkia si dhe reformat në pikat kyçe si arsimi e shëndetësia.

“Ne jemi angazhuar dhe do te vazhdojmë ti qëndrojmë aspiratave tona për ulje taksash dhe dhënie fryme ekonomisë shqiptare. Do vendosim taksen e sheshte në 10%, do vëmë TVSH zero pëer prodhimet bujqësore dhe TVSH 6% për produktet e shportës. Heqjen e taksës së TVSH në doganë. Të realizojmë reformën në arsim, ku te krijojmë mundësi të barabarta reale për çdo të ri dhe të re për një arsim cilësor, të lidhur me tregun e punës dhe që garanton punësim. Të reformojmë shëndetësinë dhe të forcojmë shëndetin publik, duke forcuar spitalet publike, dhe garantuar cilësinë e ilaçeve. Duke imponuar tolerance zero ndaj ndotjes se mjedisit dhe duke garantuar sigurinë ushqimore. Të mbështesim rinine, duke mos kursyer në kthimin e besimit për të jetuar e punuar në Shqipëri.” – tha ajo.

Më tej në fjalën e saj, Kryemadhi tha se vendi ndodhet në një situatë të paprecedentë, i mbërthyer në një krizë totale të qeverisjes, ekonomisë e shoqërisë.

Ajo tha gënjeshtra dhe propaganda e qeverisë është është fytyra e përdtishme e qeverisë, por asgjë në botë nuk e mbulon dot me zullumin e saj.

“Gënjeshtra është kozmetika e përditshme  e fytyres së qeverisë dhe bojës së kryeministrit. Që edhe pse investon miliona para të pista prapë duket se ka nisur t’i mbarojë vaji. Makineria e propagandës ka filluar të kercasë e nuk  mbulon dot më zullumet e pafund që Rilindja ka prodhuar. Sepse shqiptarët nuk janë të verbër,ata shohin dhe kuptojnë. Rilindja nuk ka më asnjë  pikë takimi me asnjë ideologji, aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhëtarja më e madhe e së majtës shqiptare. Ajo ka shkelur pa mëshirë  vlerat saj themelore që janë shteti demokratik e social, mundesitë  e barabarta dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave.” – tha kryetarja e LSI-së.

Ajo shtoi se e majta e vërtetë duhet rindërtuar në një kohë kur Rilindja e Ramës ka shkatërruar çdo vlerë të majtë duke pasur si plan futjen në kthetra të ekonomisë me anë të koncesioneve e PPP-ve dhe misioni për këtë është i LSI-së.

“Kushtet në të cilat ndodhemi na e ngarkojnë neve përgjegjësinë për rindërtimin e së majtës. LSI duhet të çlirojë  të  majtën nga thundra kriminale e shpërdorimit të Rilindjes. Ky është misioni ynë politik dhe historik.” – shtoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *