Vendosni fjalën kyçe....

E kritikuan pse përdori avion privat, Meghan Markle kësaj radhe fluturon me avion komercial për New York


Meghan Markle ka udhëtuar jashtë Britanisë për një arsye shumë të veçantë. Mediat britanike shkruajnë se ajo është kapur duke fluturuar në një avion komercial, nga Londra në New York, për të parë shoqen e saj të ngushtë Serena Williams në finalen e SHBA-së.

Ylli i tenisit do të luajë për titullin e saj të 24-të të “Grand Slam” të Shtunën kundër Bianca Andreescu.

Vendimi i Markle për të fluturuar me avion komercial si të gjithë vjen vetëm disa javë pasi ajo dhe Princi Harry u kritikuan pasi fluturuan me avionë privatë në Jug të Francës dhe në Ibiza me pushime.

Çifti mbretëror u quajt hipokrit sepse avionët kanë një ndikim negativ në mjedis, megjithatë ata të dy thonë se janë avokatë të ndryshimeve klimatike. Udhëtimi i tyre në Nicë të Francës ishte për të kaluar kohë në shtëpinë e Elton John.

John më vonë tha në një deklaratë se ishte ai që ua siguroi fluturimin dukësh dhe dukeshës së Sussex për të ruajtur sigurinë dhe privatësinë e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *