Holanda ka surprizuar mbrëmjen e sotme në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 duke mposhtur Gjermaninë në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 4-2.
Takimi është luajtur në Hamburg ndërsa të në avantazh kaluan vendasit me anë të Gnabry. Pas kësaj holandezët barazuan, madje kaluan në avantazh në pjesën e dytë me dy gola të shpejtë në minutat 59-të e 66-të.
Në minutën e 73-të, Kroos baraspeshoi gjithçka por vetëm për pak kohë pasi miqtë shënuan edhe dy gola të tjerë duke dalë fitmitarë nga fusha.
Pas këtij rezultati Gjermania mbetet në vendin e dytë e Holanda në të tretin. Vlen të përmendim se në ndeshjen e parë në grup, Gjermania e kishte mundur Holandën në transfertë 3-2.