Vendosni fjalën kyçe....

Kapet laçiani me disa emra, i dënuar në Itali me 12 vjet burg


Një qytetar nga Kurbini shtë kapur nga policia për llogari të drejtësisë italiane ku është dënuar me 12 vite burg.

47-vjeçari Kastriot Marku është prangosur nga blutë e Kurbinit në kuadër të një operacioni të organizuar nga Interpoli.

Marku, i cili ka edhe disa identitete të tjera është dënuar në Itali me burg për disa vepra penale dhe pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.

Njoftimi i policisë

“Forcat policore të Komisariatit Kurbin në bashkëpunim më Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit “JAD” në luftën antitrafik  ndërkombëtar, operacion i drejtuar nga Europol ku bën pjesë edhe Shqipëria,  falë një pune të mirëorganizuar policore, kapën shtetasin me disa identitete të ndryshme, identiteti i fundit:

– Kastriot Marku, 47 vjeç, banues në Kurbin .

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qënieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *