Një kryebashke në Kili, është përballur me një moment shumë të sikletshëm gjatë një transmetimi live.
Siç shkruajnë mediet ndërkombëtare, disa ditë më parë kryetarja e komunës Maipú, Cathy Barriga u ngacmua nga një maskotë. Më saktë ishte një person i veshur si një personazh i serialit vizatimor “Dragon Ball”.
Maskota i ka prekur gjoksin kryebashkiakes, e cila është larguar duke qeshur gjithë siklet. Më pas ajo u rikthye sërish për një përqafim me maskotën.