Vendosni fjalën kyçe....

Leklerk regjistroi kohën më të shpejtë në Monza, lë pas pilotët e Mercedes


Sharll Leklerk , do të nis nga vendi i parë në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1.

Piloti i Ferrarit ishte më i shpejtë në provat zyrtare , duke lënë pas dy pilotët e Mercedesit, Luis Hamilton dhe Valteri Botas.

Në vendin e katërt u ndal Sebastian Fetel me Ferrarin, duke lënë pas pilotët e Renaultit, Rikiardo dhe Hulkenberg. Nga vendi i shtatë do të niset Karlos Sainz, para Allbonit, Raikonenit dhe Strollit.

Në këto prova nuk mori pjesë Maks Verstapen me Red Bull-in, që do ta nisë garën i fundit, pasi ka ndryshuar motorin. Ndërkohë në sesionin e fundit spikat aksidenti i Kimi Raikkonen, por pa pasoja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *